Është liruar nga burgu Florin Ahmetaj, shefi i logjistikës në burgun 313. Ai ishte arrestuar disa muaj më parë nën akuzën për korrupsion, ndërkohë ditën e sotme u la i lirë.
Më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut Eduart Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla. Ata u vunë në pranga pasi akuzoheshin për korrupsion.
Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan.
Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Ndërkohë që tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë.