Pa sëmundje bashkëshoqëruese, Covid i merr jetën 28-vjeçares nga Elbasani

Shqipëria

Pa sëmundje bashkëshoqëruese, Covid i merr jetën 28-vjeçares nga Elbasani

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:57
Ilustrim

Covid-19 i ka marrë jetën një vajze 28-vjeçare nga Elbasani. Raportohet se e reja ka ndërruar jetë ditën e sotme në një prej spitaleve Covid në Tiranë.

Sipas “Abc news”, e reja ishte shtruar prej disa ditësh, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese,

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u konfirmuan 1184 raste të reja me COVID nga 4013 testime testime të kryera në total.

13 persona humbën jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat