Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur sot nga Vlora akuzave të kryeministrit Rama për takime të fshehta në qytetin bregdetar, duke i konsideruar si një fushate shpifjeje.
“Për arsye te gënjeshtrave të tyre të pacipa, aspak profesionale, tepër fyese, për të gjithë qytetarët dhe banorët e qarkut e Vlorës. Pas shpifjes se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë, thashë të vij njëherë ditës. Gënjeshtra që është shndërruar në sistem në vendin tonë duhet ta marri përgjigjen ballore.
Këtu keni një shkrim të gazetës Tema, që pretendon sikur Meta ka qenë në Vlorë për tu takuar fshehurazi me pensionista veteranë për tu kërkuar vota për LSI-në. Këtu keni të njëjtën foto të presidentit në takime në Selenicë, ju si gazetarë profesionistë dhe të pakapur do ua lë fotot dhe verifikoheni nëse këta janë apo jo banorë të Selenicës, që kërkuan takim me presidentin.
Pasi u njoha me një shkrim kaq flagrant mashtrues bëra një reagim zyrtarë, të raportimit skandaloz, jashtë çdo etike profesionale. Nuk jam i habitur ndaj botuesit të lajmit, por më habiti deklarata e kryeministrit që presidenti ka ikur nga trutë. Do ua lë ju këto foto të shkoni ti verifikoni për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë për të përjetësuar një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua ti them se sa herë të më përmendi nga Vlora, përgjigjen do ta bëj në Vlorë”, tha Meta.