Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur i bindur se, më shumë se asnjëherë më parë, qytetarët shqiptarë kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota.
Sa i përket kërkesës së opozitës, për shtyrjen e afatit të skadimit të kartave të identitetit apo pasaportave deri në datën 30 prill, Kreu i Shtetit tha se “me pasaporta, me shpata, me karta çdo shqiptar do shkojë të votojë në 25 prill”.
Po ashtu Presidenti Meta ka bërë të ditur se është një armik i oligarkisë dhe është i lumtur për këtë, ndërsa ftoi edhe qytetarët që ta kuptojnë, që oligarkia është armiku i tyre kryesor.
Ilir Meta: Me pasaporta, me shpata, me karta çdo shqiptar do shkojë të votojë në 25 prill. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë se shqiptarët e kanë kuptuar që fuqia e tyre është vota, që e kanë nënvlerësuar deri tani.
Drejtorët e hipotekave çdo jave në Vlorë kush i ka ndërruar?
Po të udhëtoni nga Dhërmiu në Orikum çdo dëgjoni nga pronarët e ligjshëm për ato padrejtësi, apo dëme të jashtëzakonshme për arsye të ndryshme. Presidenti është i keq se nuk mban anën e oligarkëve.
Ne e kemi të qartë që presidenti është një armik i oligarkisë dhe është i lumtur për këtë. Presidenti fton të gjithë qytetarët që ta kuptojnë, që oligarkia është armiku i tyre kryesor.