Meta: Kandidatët për deputetë të mos jenë të lidhur me krimin dhe oligarkët!

Shqipëria

Meta: Kandidatët për deputetë të mos jenë të lidhur me krimin dhe oligarkët!

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:57
Ilir Meta

Në një konferencë për shtyp nga Vlora, presidenti Meta u shpreh se nuk është në interesin e tij se si ecën fushata.

Ai tha se për të është e rëndësishme që të mos ketë kandidatë me rekorde kriminale dhe të ketë distancim nga oligarkët.

Meta: Nuk është interesi im se si ecën fushata, e vakët apo e ftohtë. Për mua është e rëndësishme që fushata të jetë e ndershme, transparente dhe me debatet e programeve për të ardhmen e shqiptarëve. Si dhe të ketë kandidatë me integritet. Të mos kenë asnjë lidhje me krimin. Të gjitha partitë të pastrojnë listat e tyre. Dhe asnjë parti të mos bëhen strehë e atyre që pastron partia tjetër. Shqiptarët meritojnë kandidatë me integritet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat