Basha: Do të vendosim moratorium 12 mujor për ndalimin e gjobave ndaj bizneseve

Shqipëria

Basha: Do të vendosim moratorium 12 mujor për ndalimin e gjobave ndaj bizneseve

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:20
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot programin qeverisës për biznesin dhe anti-korrupsionin në Shqipëri, ku tha se do të vendoset një moratorium 12 mujor ku do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset.

Në një postim në Twitter, Basha theksoi se gjatë një viti nuk do të kontrollohen më shumë se 10% e bizneseve.

Postimi i plotë:

Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor mbi inspektimet qendrore dhe lokale dhe gjobat ndaj biznesit derisa të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Gjatë një viti nuk do të kontrollohen më shumë se 10% e bizneseve. #ShqipëriaFITON

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat