Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon me shpalosjen e programit ekonomik, duke theksuar se do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli.
‘Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm’, shkruan Basha në Facebook.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli. Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm.
Ne besojmë tek shtresa e mesme, shtylla e zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit demokratik . #SHQIPERIAFITON