Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë dy paditë e Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar.
Bashkimi i dy padive në një të vetme bëhet me qëllim që këto padi të merren në shqyrtim nga GJK brenda muajit mars.
Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar në datë 18 shkurt, ku Gjykata Kushtetuese, bashkoi padinë për kalimin e pronësisë së Teatrit Bashkisë, si dhe padinë për projektin.
Me administrimin e tyre, pritet të caktohet edhe seanca.