Kryetari i Partisë Demikratike ka treguar për herë të parë planin e tij, sesi do arrijë ti paguajë faturat e programit të tij ekonomik për të zhvilluar Shqipërinë.
Kreu i opozitës theksoi se do angazhohet për të ngritur Agjencinë Kundër Korrupsionit, e cila do t’u kursehen shqiptarëve kosto të tilla si 7,2 miliardë eurot e korrupsionit në këto 8 vite.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Unë angazhohem të ngre Agjencinë Kundër Korrupsionit. Për të gjithë ata që pyesin se ku do të gjenden paratë: paratë do të gjenden në buxhetin e shtetit, çdo vit shqiptarëve do t’u kursehen kosto të tilla si 7,2 miliardë eurot e korrupsionit në këto 8 vite. #SHQIPERIAFITON