Kur plasi ”skandali Ndrageta” nga Italia me përgjimet e Antimafias Italiane, ku dilnin të implikuar edhe zyrtarë të bashkisë së Tiranës për 20 % e lejeve të ndërtimit, Erion Veliaj u shpreh se do të më bëjnë shok edhe me Eskobarin ndonjë ditë. Burimet thonë se Prokurorët e Posacëm Anti Korrupsion po administrojnë shkresa në Bashkinë e Tiranës, për të zbuluar më shumë rreth përgjimeve të grupit mafioz Ndrangehta.
Hapi tjetër i Prokuorisë së Posacme pritet të jetë marrja në pyetje e personave, emrat e të cilëve dalin në përgjimet e prokurorise italian.
Jo vetëm kaq. SPAK po heton Bashkinë e Tiranës për shpërdorim detyre në investime. Bashkia e Tiranës sipas KLSH-së, ka realizim minimal për detyrimet për shërbimin e borxhit ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për nën-huatë e marra për zhvillimin e disa projekteve.
Dosja në SPAK ka shkuar për dijeni edhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë, qo monitoron punën e organeve hetimore.