Analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh se kjo mazhorancë ka qenë në fushatë elektorale çdo ditë dhe shtoi se vetëm komunikon, nuk bën punë.
Gjekmarkaj: Kjo mazhorancë ka qenë në fushatë elektorale çdo ditë. Vetëm komunikon dhe nuk bën punë. Komunikon edhe për gjëra që nuk ekzistojnë më. Ka një shkëputje mes faktit dhe fjalës.
Për mua këtu fillon drama e kësaj qeverisjeje. Mendoj se kjo dramë shkëputjeje do t’i përkthehet në dështim në 25 prill. Fjala nuk ka më asnjë lidhje me faktin dhe realitetin.