Aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin rrugor Laç-Patok.
Siç njofton Policia, një 22-vjeçar që ka qenë nën drejtimin e një mjeti tip “Opel” pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i Policisë Kurbin
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Laç-Patok ,drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga ,ku për pasojë ka gjetur vdekjen .
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.