Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për regjistrimin e të gjitha armëve të gjahut që nga viti 1993.
Sipas një dokumenti të shpërndarë në drejtoritë përkatëse, kërkohet identifikimi i të gjithë shtetasve që janë pajisur me këto armë.
Gazetari Merin Maçi raporton se armët e gjahut duhet të regjistrohen në regjistrin elektronik SIMA.
Ndërkohë një pjesë e mirë e qytetarëve kanë ndryshuar vendbanim ose kanë emigruar, por policia kërkon që regjistrimi i tyre të bëhet në adresat e reja.
Pritet që ky proces të përfundojë deri më 31 maj.
Vetëm pak kohë më parë në Komisionin e Sigurisë socialistët kërkuan amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve të zjarrit dhe municioneve.
Ky propozim mori dhe pëlqimin e policisë, por u sugjerua që zbatimi i amnistisë të mos nisë gjatë zgjedhjeve dhe pandemisë, por në një moment të dytë.