Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Mësohet se takimi zgjati një orë, dhe vjen afro dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Diskutimet mes tyre janë fokusuar te përgatitja e zgjedhjeve.
Ambasadorja dhe kreu i KQZ-së diskutuan mbi identifikimin elektronik të zgjedhësve.