Rama paralajmëron nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë

Shqipëria

Rama paralajmëron nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:35
Edi Rama

Në daljen e sotme për media kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë në Shqipëri, por pa zbuluar shumë detaje.

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se brenda gjysmës së dytë të marsit përfundon marrja e vaksinës nga bluzat e bardha, mjekë dhe infermierë.

“Ashtu siç do të përmbyllim brenda gjysmës së dytë të marsit vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha në Shqipëri ashtu do të përmbyllim shumë shpejt vaksinimin masiv. Është vetëm çështje kohe e shkurtër jo e gjatë. Nuk mund të japë shumë detaje por jemi shumë afër. Më vjen keq që nuk po them fjalën e fundit por mezi po pres ta them fjalën e fundit”, tha Rama.

Duke folur mbi Izraelin dhe Britaninë e Madhe, dy vende që kryesojnë “garën e vaksinimit” Edi Rama tha: “Izraeli vuri një bast shumë të madh dhe sot disponon si asnjë vend tjetër gjithçka që i duhet për të vaksinuar popullin e vet dhe Britania e Madhe është vendi ku edhe lindi njëra nga vaksinat dhe pati avantazhin e një fillimi intensiv të vaksinimit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat