Gjykata e Apelit ka liruar sot nga burgu infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukie Hoxha, duke vendosur ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”.
Dy të lartpërmendurat ishin në mesin e katër të arrestuarave si të përfshira në skandalin e Tire Alldervishi, ku dyshohet për korrupsion në Spitalin Covid-2.
Infermierja dhe sanitarja u arrestuan për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”, pas zbardhjes së bisedave me sanitaren Tire Alldervishi.
Në një prononcim për mediat, avokatja deklaroi: “Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”.
Ndërkohë për dy infermieret e tjera, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi nuk u pranua ankimi i masës, kësisoj ato mbeten në burg.