Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim e ka mposhtur Covid-19, duke ju rikthyer takimeve zyrtare. Ditën e sotme, ajo ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në takimin mes ambasadores Kim dhe Celibashit është diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Gjithashtu, pjesë e diskutimit mësohet të ketë qenë edhe identifikimi elektronik i zgjedhësve. Takimi mes ambasadores dhe kreut të KQZ ka zgjatur rreth një orë.
Më 12 shkurt, diplomatja amerikane njoftoi se ishte infektuar me Covid dhe do të vijonte detyrat e saj nga shtëpia.
“Miq dua t’ju njoftoj se jam testuar pozitive me Covid 19. Unë do të vijoj të plotësoj detyrat e mia, ndërkohë që do të qëndroj e izoluar në shtëpi për ditët e ardhshme”, kishte njoftuar asokohe ambasadorja.