Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen 13 në Durrës.
Sipas informacioneve, një motoçikletë ka përplasur një këmbësore.
“Më datë 23.02.2021, në orën 13:45, në lagjen nr.13, Durrës, një motoçikletë me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasen H. Xh., 72 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Policisë ka bërë të mundur kapjen e drejtuesit të motoçikletës, kanë shoqëruar shtetasin F. T., në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Sakaq nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të moshuarës.