Këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Tedi Blushi, përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se “Ramaforma” merr 3 milion shpulla në zgjedhje e 25 prillit.
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e para dhe e pamposhtur!”, shkruan Tedi Blushi në postimin e tij.
Më herët kryeministri Rama deklaroi se ish-kreu i KED Ardian Dvorani u godit harbutërisht për faktin se nuk iu dorëzua presionit të së keqes.
Duke iu referuar vlerësimit të DASH për Dvoranin, kryeministri tha se “është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!”