Kush janë nënë e bir që u plagosën nga fqinji i tyre pas sherrit për parkimin

Shqipëria

Kush janë nënë e bir që u plagosën nga fqinji i tyre pas sherrit për parkimin

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Sherri për parkimin e një automjeti në një nga lagjet e qytetit të Durrësit ka bërë që të mbeten të plagosur dy persona.

Burime të policisë së Durresit bëjnë të ditur se 45-vjeçari Zyber Juba është konfliktuar me 23-vjeçarin Flamur Çerma, fillimisht me grushta e sende te forta. Aty ka qenë edhe e ëma e 23-vjeçarit, Valbona Çerma.

Pas goditjeve me grushta, 45-vjeçari ka përdorur armë zjarri, duke plagosur në këmbë nënën dhe djalin e saj. Të dy personat e plagosur janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e menjëhershme.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilët ndaluan autorin dhe e shoqëruan drejt mjediseve të komisariatit. Burime nga spitali bëjnë të ditur se të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat