Policia e Durrësit ka arrestuar Erges Juban, të vëllanë e autorit që plagosi nënë e bir në lagjen 12 të qytetit bregdetar pas sherrit për një vend parkimi.
Arrestimi i tij u bë në një fshat të Peqinit, pasi Erges Juba ishte gjithashtu i pranishëm gjatë sherrit mes të vëllait të tij Zyber Juba, 30 vjeç dhe Flamur Çerma, 23 vjeç, duke u paleshur fizikisht me 23-vjeçarin.
Gjatë mbrëmjes së sotme Zyber Juba ka plagosur me armë zjarri në këmbë Flamur Çerma, 23 vjeç dhe nënën e tij Valbona Çerma, 51 vjeçe.
Ja pamjet:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/23/auto_asaaaaa1614120375.jpg)