Në sondazhin e publikuar nga Antonio Notos në bashkëpunim me RTV Ora, për qarkun e Elbasanit, lidhur me orientimin e votës në zgjedhjet e 25 prillit, shihet se në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, Partia Socialiste një ka rënie. Por, ajo që bën më shumë përshtypje, është një rritje mjaft e konsiderueshme e Partisë Demokratike, me 9-13% më shumë vota potenciale.
Sipas sondazhit, orientimi i votës në qarkun Elbasan nëse qytetarët do të votonin sot është si më poshtë:
43-47% do të votonin PS, 29-33% PD, 8-12% LSI, 4-6% PDIU dhe 7-11% partitë e tjera.
Ndërsa për qarkun Shkodër opozita e bashkuar shfaqet fituese me një shifër prej 55.5%, kundrejt 34% të Partisë Socialiste.
Lidhur më vitin 2017 PS ka humbur një 1%, ndërsa PD ka pësuar një rritje me 10%.
LSI po ashti ka pësuar një rënie prej 1.5%
PDIU ka pësuar një rënie më 0.5% në këtë qark nga viti 2017.
Ndërkohë, në Shkodër shohim një rritje të madhe të partive të tjera me rreth 8%.