Kreu i Shtetit, Ilir Meta zhvilloi dje një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një efektiv policie në kryeqytet afro dy muaj më parë.
Mesnatën e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës në vitin 2020, Rasha u vra nga efektivi pasi kishte thyer orarin policor.
BalkanWeb raporton se Meta është pritur nga babai dhe e nëna e Klodianit dhe të afërm të tyre.
Sipas familjarëve, Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment për shkak se sipas tyre presidenti nuk ka dashur që kjo vizitë të politizohej.
Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj solli reagime të forta, deri në protesta të dhunshme për disa ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm.