Data e zgjedhjeve të 25 Prillit po afron dhe duket se kampi i opozitës së bashkuar po zgjerohet.
Mësohet se ditët e fundit ka pasur disa takime mes përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të FRD-së, partisë së Bamir Topit.
Duke iu referuar këtyre burimeve, Stafa thekson se ka pasur takime intensive, ndërsa ka sinjale pozitive për arritjen e një marrëveshje.
Sjellim në vëmendje se Topi në zgjedhjet e 2015-ës ka qenë në koalicion me maxhorancës, por më pas ‘rrugët’ u ndanë, ndërsa tashmë duket se ish-presidenti do të bashkëpunojë me PD-në.
Gjithashtu mësohet se Balli Kombëtar Demokrat i drejtuar nga Artur Roshi, që aktualisht është në parlament, do i bashkohet koalicionit opozitar.
Ndërkohë kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e koalicionit, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.