Paraditja e sotme nuk ka qenë e qetë për rrugët në Shqipëri.
Pas aksidentit në Elbasan, edhe në afërsi të Vorës ka ndodhur një aksident i trefishtë.
Si pasojë e përplasjes që duket se ka qenë mjaft e fortë, mjetet kanë dëme të konsiderueshme, por nuk raportohet për persona të lënduar.
Ky aksident ka sjellë bllokim të qarkullimit në autostradë, ndërkohë që policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për rikthimin e lëvizjes normale.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.