Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rënditur ish-kreun e KED Ardian Dvorani mes 12 kampionëve kundër korrupsionit.
Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në ABC për të folur rreth këtij vlerësimi të bërë nga SHBA për Dvoranin, ku tha se ky është një mesazh nga ana e amerikanëve.
“SHBA është investitori dhe iniciatori kryesor i reformës në drejtësi…Në ato që janë thënë për Dvoranin, nuk marr asgjë 100 për qind të saktë. Qëndrimi i tij aty lejoi, mundësoi vazhdimin e reformës, edhe pse me hapa të ngadaltë. Sulmi që iu bë, është një njeri që ka votuar kundër Metës. Ne pamë nga videot e Dritan Priftit se çfarë ndodhte në nivelet e larta.”
Ndër të tjera Hoxha u shpreh se Dvorani është një nga njerëzit më të goditur personalisht nga korrupsioni shtetëror pasi humbi vëllain në tragjedinë e Gërdecit.
“U quajt pozitive që ai nuk votoi pro për Metën, por nuk ishte as kundër.”
Duke u kthyer tek vlerësimi që SHBA i bëri ish-kreut të KED, Hoxha tha se mesazhi në këtë rast është si për klasën politike, por edhe për juristët e tjerë të sistemit.
“DASH e ka dhënë një mesazh për këtë çështje, kush tenton të krijojë pengesa ndaj një projekt i të financuar me paratë e amerikanëve. Cilësohet nga këta diplomatë si një kundërshtar i hapur. Ky është një mesazh për ata që mundohen të flasin me simbole, duke dekoruar Dvoranin, ata duan të motivojnë juristët e tjerë, ne na keni mbrapa.”
Gjatë bisedës Hoxha theksoi se SHBA po ia komunikon me simbole klasës politike dhe juristëve që do ta mbështesë reformën në drejtësi, pavarësisht kostos.