Banorët e Zall Herrit prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve ndërsa rruga ka degraduar ndjeshëm. Qytetarët thonë se ankesat e tyre nuk janë dëgjuar nga pushteti lokal pasi drejtuesit e Bashkisë dhe njësisë administrative kujtohen vetëm në kohë fushate.
Zona e Zall Herrit në periferi të Tiranës vuan prej kohësh mungesën e investimeve.
Segmenti rrugor që të çon në këtë zonë është amortizuar.
Rruga bëhet akoma më e keqe në kohën e dimrit, ku sa herë ka reshje është e pakalueshme.
“Shumë e vështirë është, sidomos kur është koha e keqe me ujë dhe baltë, gropa-gropa rruga.”
Banorët thonë se ndeshin çdo ditë në vështirësi teksa qarkullojnë në këtë aks.
“A e sheh situatën, shumë e keqe.”
“Sa më shpejt ta rregullojnë, ne taksat i paguajmë dhe rruga copë-copë.”
“E bëjmë sot e bëjmë nesër, nuk ka fond sot nuk ka fond nesër.”
Banorët e zonave periferike të kryeqytetit kanë denoncuar shpeshherë problematikat në infrastrukturë dhe mungesën e investimeve duke thënë se vëmendja e pushtetit lokal është e përkohshme vetëm gjatë fushatave elektorale.