I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se Ilir Meta duhet të kishte dekretuar datën e zgjedhjeve.
Ai shtoi se nëse fiton Rama, ai duhet të mbyllë telefonin se do ketë shumë kandidatë nga opozita që do vetëofrohen për t`u bërë pjesë e PS.
Murrizi: Duhet të ishin bërë zgjedhje në bashkinë e Rrogozhinës dhe Durrësit. Keni dëgjuar opozitën që të kërkojë zgjedhje: Opingat e Sheros. Ilir Meta duhet të kishte dekretuar datën e zgjedhjeve. Është shkelur kushtetuta.
Nëse fiton Rama, ai duhet të mbyllë telefonin se do ketë shumë kandidatë nga opozita që do vetëofrohen për t’u bërë pjesë e PS. Nuk është çudi që të iki Agron Duka, karrierën e ka nisur me Nanon. Nuk është turp p.sh që unë të shkoj te PD. Rama nuk i merr 71 deputetë. Po nëse fiton i ke në Surrel, Rama t’i vendos kangjella shtëpisë.