Komiteti Teknik i qeverisë ka vendosur që të vazhdojë me masat e marra që prej dy javësh.
Pas një raportimi të shpejtë të anëtarëve të komitetit, ata janë shprehur se kanë shënuar rënie numri i rasteve të reja dhe incidencës.
Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli është shprehur se masat do të vazhdojnë edhe për 2 javë të tjera.
Nuk është kërkuar marrja e asnjë mase të re.
Do të vazhdohet me mbylljen nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.