Themeluesi i partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i këtij subjekti politik.
Në letrën që disponon “Panorama” njoftohet dorëheqja nga funksionet e kryetarit të Partisë (FRD).
“Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letër.
Gazeta “Panorama” zbuloi detaje nga negociatat mes PD-së dhe Frymës së Re Demokratike, ku pati vështirësi për arritjen e marrëveshjes.
I dërguari i FRD-së, Sali Shehu, nuk pranoi të firmoste menjëherë, por ai u njoh me marrëveshjen dhe më pas u largua për t’u kthyer në limitet kohore të afatit.
Marrëveshja mes tyre është firmosur pas orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.