Këshilli i lartë Gjyqësor shtyu për më 4 mars vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Krujës Enkeleida Hoxha.
Ndërkohë babai i gjyqtares këmbëngul se vajza e tij është viktimë e politikës se liroi nga burgu Redjan Rrajën, I afërm I deputetit socialist Rrahman Rraja.
”Vajza ime ishte një nga më punëtoret. Është presion. Vajza ime është viktimë nga politika. La në burg djalin e deputetit se i takonte”
Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës Enkeleida Hoxha akuzohet se në bashkëpunim ka krijuar një skemë të mirëfilltë për lirimin e të dënuarve kundrejt parave, ndërkohë që i ati në prononcimin për median u kërkoi gazetarëve të zbulojnë ‘allishverishtet e dynjasë”