Ambasadorja amerikane, Yuri Kim pati një takim me kryedemokratin Lulzim Basha këtë të enjte.
Gjatë takimit, diplomatja e SHBA theksoi pritshmëritë që ka nga të gjitha partitë për të vendosur kandidatë të pastër në lista.
“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën.
E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë theksova se SHBA pret për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë, duke respektuar vendimin e votuesve më 25 prill”, shkroi ambasadorja amerikane në “Twitter”.