Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka reaguar në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë që po përgatisin partitë.
Me një shënim të shkurtër në Twitter, Norman shkruan se afati i mbylljes së listave është shumë pranë, ndërsa kërkon kandidatë të pastër që të përfaqësojnë qytetarët e jo krimin.
Ambasadori Duncan Norman në Twitter:
Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë.
Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.
