Koronavirusi i merr jetën efektivit të Policisë, tre javë pas infektimit

Shqipëria

Koronavirusi i merr jetën efektivit të Policisë, tre javë pas infektimit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:19
Fatmir Belba

Koronavirusi i ka marrë jetën një punonjësi të policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për Fatmir Belba, i cili ishte efektiv në Policinë e Kavajës.

Mësohet se 58-vjeçari kishte mbi 20 ditë i infektuar me koronavirus.

Kavaja është një nga qytetet me numër të lartë të infektuarish në raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat