Nga Berati kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha nuk përbën një të panjohur, pasi është provuar në qeveri, dhe sipas tij “punët kanë shkuar si s`ka më keq”.
“Më shumë se sa studimi në Perëndim, lideri i ri në ‘Perëndim’ ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës. Tramvajin Tiranë-Kamëz. Dhe nga ana tjetër ajo është e njëjta jo vetëm shtëpi, por e njëjta frymë, e njëjta familje politike. Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë besnike është eliminuar dhe ku është një mish-mash i vërtetë. Natyrisht që ai që ishte me këtë që është në vetvete nuk janë e njëjta gjë, ishte gogoli i shtëpisë, ky kukulla e shtëpisë.
Jo vetëm gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur Mamadhia. Është kukull në duart e gogolit dhe është ai që dihet. Duke pasur Mamadhinë tek dera, këtu bëhet e qartë se nuk bëhet fjalë për të zgjedhur një alternativë. Dhe për të rikaluar përgjegjësit edhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që ka pasur mundësitë, i ka abuzuar të gjitha, nuk mund të meritojë më besimin e shqiptarëve, është e pamundur”, tha Rama.
Kryeministri tha se nëse PS nuk merr mandatin e tretë dhe PD e LSI rikthehen në qeveri, ekziston rreziku i mbetjes së punëve në mes.
“Ne nuk jemi perfekt, jemi njerëz, shqiptarë, një forcë qeverisëse që ka të mirat dhe kusuret e veta. Mandati i tretë nuk është për mua, është për të gjithë ata që duan më shumë. Rreziku i mbetjes së punëve në mes është real. Punët nuk mund t`i kryejë askund tjetër, kjo është pak por e sigurt. Për fat të mirë zgjidhja është shumë e thjeshtë. Përpara ekuacionit kush është kush. Nuk ka x të panjohur, këtu ka një grup njerëzish, mundësi zgjedhjesh mes të njohurave. Ata ishin ata që e kishin në dorë t`i bënin punët dhe i bënë si nuk ka ma keq. Më keq se ç`kanë bërë ata nuk besoj që ka”, tha kreu i qeverisë.