Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga shkolla dhe kopshti i ri në Derven, të Krujës.
Në një postim në facebook, Rama shkruan se tashmë kjo godinë është më e madhe, më e bukur dhe më e fortë, ndërsa thekson se puna po vijon çdo ditë, në disa kantiere, ku punohet me orë të zgjatura.
Postimi i plotë:
Kjo është shkolla 9- vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës më e madhe, më e bukur edhe më e fortë.
Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura e ku po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti
#SkaKohëPërPushim