Fatkeqësia që u ra nga tërmeti, rrënimi i apartamnteve dhe shtëpive private, qindra familjeve në Kombinat, nuk ka qënë asgjë në krahasim me fatkeqësinë që u ka rënë mbi kokë tani nga qeveria. Kur prisnin që banesat t’iu rindërtoheshin, famikjeve iu janë prerë uji dhe dritat dhe janë jashtë me policë për t’i zhvendosur në periferitë e tjera të Tiranës.
Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së në zonë, u ka premtuar këtyre banorëve se vetëm në 25 prill do të mund të ndalet kjo poshtërsi, nga Partia Demokratike.
Pas takimeve që kreu në lagjet e rrëmujshme e të paqeta të Kombinatit në Tiranë, Këlliçi shkroi në Fb:
“Në Kombinat qendër e tashmja është një fotografi e Nëntorit 2019. Që prej tërmetit s'ka lëvizur asgjë për mirë. Shumë familje që s'kanë përfituar bonus qiraje, qëndrojnë ende në pallatet e dëmtuara. Nuk kanë para të jetojnë tjetërkund. Policia shkon t'i nxjerrë me forcë. U presin dritat dhe ujin.
Pas tërmetit vendosën një shirit ndalimi pa bërë kontrollet përkatëse. Asnjë ekspert nuk ka shkuar për të caktuar se cilat pallate duhen shembur.
Fadromat dhe kompania e caktuar për këtë punë ishin pa stemë identifikuese. Nuk dihet ende cilët ishin. Banorët nuk kanë marrë asnjë shkresë apo proces-verbal për veprimet që janë kryer. Aty ku punohet pa shkresa, ku puna nuk dokumentohet, ka vjedhje. Më 25 prill ne do ta ndalim këtë poshtërsi! Edhe 59 ditë!”