Kryeministri Edi Rama pritet të jetë të hënën në Bruksel, ku në axhendë është edhe një takim me ministrin e BE për Punët e Jashtme, Josep Borrel, dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Mes temave që pritet të diskutohen është ecuria e Shqipërisë në integrimin evropian.
Dhe përdorimi i fondeve të BE-së për rindërtimit, që u akorduan pasi Shqipëria u godit nga tërmeti.
Sjellim në vëmendje që në fillim të këtij viti Rama ka lëshuar disa kritika në drejtim të unionit, që lidhen me procesin e vaksinimit anti-Covid.