Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme është ndalur në spital Covid3, ndërsa ka zhvilluar një takim me personelin shëndetësor.
Manastirliu tha se synohet që brenda dy javëve të marsit të mbyllet edhe procesi i vaksinimit për bluzat e bardha.
“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor në të gjitha spitalet Covid është drejtuar tek shërbimi i pacientëve.
Janë më shumë se 600 pacientë duke u trajtuar në spitalet tona Covid”, u shpreh Manastirliu.