Deputeti Selami Jenishehri pjesë e koalicionit me Kujtim Gjuzin pasi u regjistrua në KQZ tashmë ka hedhur hapin e radhës duke kërkuar kandidatë për të mbushur listat.
Drejtuesit e koalicionit, Gjuzi, Jenishehri dhe të tjerët kanë postuar në Facebook disa foto nga një takim me avokat Spartak Ngjelën.
Kujtim Gjuzi shkruan se “Zgjerohet koalicioni i vërtetë opozitar.
Sot filloi bashkëbisedimi me Av. Spartak Ngjelën, kryetar i Partisë LIGJ dhe DREJTËSI”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/27/auto_-640-0-e58daaba883f980affa0fa973f89774e1614451703.jpg)