Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se presidenti mbron kushtetutën dhe interesin publik, lidhur me pandeminë, prandaj po sulmohet nga Rama.
Berisha: Presidenti mbron kushtetutën dhe interesin publik. Nuk mund të pajtohet më gjendjen katastrofale të pandemisë.
Nuk mund ta pranojë që kryeministri të këndojë sukses mbi kufomat e njerëzve. Ai ka reaguar se çfarë po ndodh me këtë flamë të zezë në vend.
Unë kam kërkuar që të krijohet një komitet kombëtar për menaxhimin e pandemisë, jashtë çdo konflikti interesi. Përplasja më e madhe është se presidenti ka ngritur zërin për keqmenaxhimi ne pandemisë. Kreu i shtetit nuk mund të rrijë duarkryq. Ky është shkaku i përplasjes, se presidenti po e demaskon.