Deputeti Selami Jenishehri pjesë e koalicionit me Kujtim Gjuzin pasi u regjistrua në KQZ, publikoi në facebook një thirrje, duke kërkuar kandidatë për deputetë.
E duket se pas këtij postimi, në numrin e deputetit kanë ‘vërshuar’ telefonatat.
E ndërkohë, një grup të rinjsh nga Shkodra nuk kanë humbu rastin për të bërë humor, duke marrë në telefon deputetin e duke e vënë atë në lojë.
Në bisedën telefonike mes tyre, të publikuar nga “abc news”, Jenishehri i thotë të riut se nuk duhet asnjë kriter për t’u bërë pjesë e listës së tij të kandidatëve për deputetë, e madje i thotë se ai do të marri 120 milion lekë për katër vite.
“A do ma u ba deputet, do të marrësh 120 milionë lekë, kaq ke me marrë për 4 vite”, dëgjohet të thotë ai në bisedën me të riun, duke tentuar ta bindi atë që të bëhet pjesë e listës.