Në vijim të “denoncimeve” të premtimeve të pambajtura të kryeministrit Edi Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha u ndal tek ndihma ndaj familjeve në nevojë nga ana e qeverisë.
Shqipëria sipas Bashës, ka paketën e ndihmës më të ulët në Evropë.
“100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si renditet Shqipëria për ndihmën ndaj familjeve dhe bizneseve të prekura nga pandemia?
Përgjigja: Paketa e ndihmës anti-covid e Shqipërisë është më e ulëta në Europë”, shkruan Basha në story-n e tij në Instagram.