Bregdeti shqiptar ‘pushtohet’ nga qytetarët

Shqipëria

Bregdeti shqiptar ‘pushtohet’ nga qytetarët

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:20
Bregdeti

Me rritjen e temperaturave dhe përmirësimit të kushteve atmosferike, shumë qytetarë kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar këtë të dielë.

Siç shihet dhe nga fotot, bregdeti i Malit të Robit është mbushur me qytetarë të cilët kanë dalë për të shijuar rrezet e diellit.

Madje disa qytetarë kanë dalë dhe me rroba  plazhi.

Kujtojmë se vetëm dy javë më parë, vendi ynë u përfshi nga moti i acartë dhe reshjet e dëborës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat