Në një intervistë për gazetarin Xhoi Malësia në RTV Ora, eksperti i çështjeve ekonomike Enriko Ceko komentoi ndër të tjera edhe programet ekonomike të publikuara nga partitë politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.
Sipas tij, oferta e PD ngjan me një hamburger, ajo e PS me një sufllaqe, ndërsa ofertat e partive të tjera me një hot-dog.
Enriko Ceko: Unë do ti ndaja në tre lloje, ofertat e grupimeve politike. Oferta e PD mua më ngjan me një hamburger; oferta e PS më ngjan me një sufllaqe kurse ofertat e këtyre partiçkave të tjera më ngjajnë me hot-dogun.
Hamburgu, sufllaqja dhe hot-dogu kanë një ndryshim, kanë çik graniturë brenda. Por asnjëra prej tyre nuk është e shëndetshme. Vërtetë, ajo që pretendon të promovojë PD, duket e mbushur me shifra por po ta shikosh me syrin e hollë të ekonomistit, propozimet nuk është se kanë lidhje me njëra-tjetrën. Duhet të kesh një vizion që ta mbështetësh në një mision. Pastaj ky mision mbështetet në një strategji dhe objektiva racionalë. Ndërkohë PD po tregon vetëm një plan veprimi.