Pranvera do të vijë me diell dhe me mot të ngrohtë. Nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak mësohet se java e parë e muajit mars do të nisë e ngrohtë dhe me diell deri në mesjavë, kohë kur vranësirat do të kthehen sërish.
Sipas këti shërbimi, nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të përqendruara përgjatë relieveve malore.
Në orët e vona të mbrëmjes në lartësinë mbi 800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje, do të rikthehen reshjet e borës me intensitet të ulët.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Ditën e premte, era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-10m/sek. Ndërsa, valëzimi në dete do të jetë 2-3 ballë.