Situata pandemike, Komiteti Teknik i Ekspertëve rishikon masat

Shqipëria

Situata pandemike, Komiteti Teknik i Ekspertëve rishikon masat

Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:53
Situata pandemike, Komiteti Teknik i Ekspertëve rishikon masat

Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të hënë ka njoftuar se do të bëjë publike masat e reja anti Covid që ka ndërmarrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Kjo është mbledhja e dytë në pak ditë që është njoftuar nga anëtarët e komitetit të cilët në daljen e tyre të fundit nuk ndryshuan asnjë nga masat e vendosura së fundmi.

Deri më tani kujtojnë se ndalohet lëvizja nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, gjithashtu kujtojmë se në gjimnazet e 7 bashkive që janë cilësuar si vatra të nxehta infeksioni mësimi vijon online.

Ndërkohë vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese:

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

-Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme në qytetet që janë vatra infeksioni  vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë. Mësimi vijon të jetë online në universitete.

-Fluturimet me Britaninë e madhe janë të pezulluara.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 952 raste të reja dhe kanë humbur jetën 21 persona.e.su.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat