Një makinë është djegur mëngjesin e sotëshm në Xhafzotaj.
Mjeti është në pronësi të shtetasit E. Ll., 44 vjeç, banues në Shijak
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2021, në orën 09:10, në Xhafzotaj, dyshohet si pasojë e një difekti teknik, ka marë flakë mjeti tip "Fiat", në pronësi të shtetasit E. Ll., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.