Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dokumentacionin e kandidimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, Celibashi teksa shpërndan një postim të dy ditëve më parë, ku rikujton se 8 marsi është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark, kërkon që të dorëzohen dokumentet për t’i dhënë kohë KQZ-së të bëjë detyrën e saj.
“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve dhe jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit.
Të vlerësojnë situatën e pandemisë dhe t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, shkruan Celibashi.