Pjesa e katërt e sondazhit ‘Flame Tree Advisors’, që u publikuar në ‘Çim Peka LIVE’ ishte dhe më e rëndësishmja. Të pyetur se për kë do të votojnë qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PD është rritur.
Sipas sondazhit për PD-në do të votojnë nga 33.9 deri në 36.8 përqind. PS ka pësuar rënie, dhe për të do të votonin nga 38.5 deri në 40.1.
Nëse do të votohej sot, në total, kolacioni i Opozitës së Bashkuar do të fitonte me një diferencë të konsiderueshme.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/02/auto_cbgj-640x4741614643007.jpg)
Sipas sondazhit Opozita e Bashkuar mund të marrë nga 46.0 deri në 49.1 për qind të votave.